ROGOVA & Associates është themeluar nga partnerët themelues Ethem Rogova dhe Vigan Rogova. Ekipi ynë ka njohuri dhe përvojë të thellë në legjislacionin e Kosovës dhe si të tillë jemi të aftë t’i ofrojmë klientëve tanë këshilla ligjore efektive, të koordinuara dhe vendimtare. Ne sigurohemi t’ju ofrojmë klientëve tanë standarded më të larta të shërbimeve ligjore. Këshillat tona janë të udhëhequra nga parimet ligjore dhe hulumtimet të plota. Kemi nderin të jemi një zyrë ligjore e bazuar në parime etike dhe e dedikuar për t’i sjellë drejtësi klientëve tanë.
ROGOVA & Associates është zyre ligjore e madhësisë së mesme me përfaqësitë tona në Prishtinë dhe Prizren të cilat ofrojnë këshilla të shëndosha dhe përfaqësim kualitativ me dedikim individual. Madhësia e saj është e tillë që klientëve t’ju garantohet përkujdes personal nga partneri i zyrës, i cili është i përkrahur nga një infrastrukturë e fortë dhe efektive.